VMRO-DPMNE ka kërkuar nga Prokuroria të mos e mbrojë Venko Filipçen rreth spitalit modular në Tetovë
Partia maqedonase në pushtet, VMRO-DPMNE ka kërkuar nga Prokuroria Themelore në Maqedoninë e Veriut që të fillojë hetimet në lidhje me ish-ministrin Venko Filipçe në lidhje me tragjedinë e spitalit modular në Tetovë, transmeton Portalb.mk.
“I bëjmë thirrje Prokurorisë Themelore, mos ta mbron Venko Filipçen dhe të hap hetime për të”, than; nga VMRO duke përkujtuar se shumë dokumente që tashmë janë publikuar nga ata dhe që janë edhe në Prokurori.
VMRO-DPMNE përkujtuan se pesë ditë me radhë janë duke publikuar njoftime në lidhje me të vërtetën e Spitalit Modular, ku humbën jetën qytetarët që ishin duke u shëruar nga virusi pandemik Kovid-19.
Ata vlerësojnë se janë dokumentet e publikuara tregojnë se kryeopozitari aktual, Venko Filipçe, si ministër i shëndetësisë kishte lejuar ndërtimin e spitalit me materiale që nuk janë rezistues ndaj zjarrit.
Drejtësi do të ketë. Kështu tha edhe më 22 maj kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski kur u pyet për drejtësinë që ua ka premtuar familjarëve të viktimave të zjarrit në spitalin modular. Megjithatë se kur do të ketë drejtësi, kryeministri nuk ka përgjigje të qartë. Ai akuzoi prokurorët dhe gjykatësit se veprojnë në baza politike.
Kujtojmë që Gjykata e Tetovës në muajin maj e shpalli vendimin e rigjykimit për këtë rast, ku me 1 vit e 6 muaj burg u dënuan ish drejtori mjekësor i Spitalit të Tetovës Florin Besimi dhe ish drejtoi ekonomik Artan Etemi, ndërsa Spitali i Tetovës me 1 milion denarë.
Për dallim prej akgjykimit të parë kur dënimi po ashtu ishte me 1 vit e 6 muaj burg me kusht, kësaj here dënimi është pa kusht.
Të akuzuarit nuk u akuzuan për shkaqet e zjarrit por për vepra tjera penale, për mos vendosje të aparateve kundër zjarrit.
Besimi dhe Etemi u shpallën fajtorë për veprën penale “Krime të rënda kundër sigurisë publike”, ndërsa ISHP Spitali Klinik i Tetovës për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Rasti ishte në rigjykim pasi Gjykata e Apelit të Gostivarit e ktheu një pjesë të lëndës në Gjykatën Themelore në Tetovë.
Në ndërkohë, Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit po zhvillon një hetim tjetër për këtë rast, i cili ende është në procedurë para hetimore.
- LEXO: Zjarri në spitalin modular: Mickoski mbeti duke premtuar drejtësinë e cila nuk po vjen, Kasami nuk do të komentojë ndryshe nga kryeministri
- LEXO: Rigjykimi për zjarrin në spitalin modular: Një vit e gjysmë burg për Besimin dhe Etemin, Spitali i Tetovës gjobë prej 1 milion denarëve
- LEXO: DOSJE: 14 persona humbën jetën në Spitalin Modular të Tetovës, asnjë përgjegjësi për zjarrin