Vllada Urosheviq fitoi “Kurorën e artë”, u mbyllën solemnisht Mbrëmjet strugane të poezisë

Poeti maqedonas Vllada Urosheviq mbrëmë edhe solemnisht u bë laureat i përvitshëm dhe fitues i “Kurorës së Artë” në Mbrëmjet strugane të poezisë. Fitues i çmimit “Urat e Strugës”, për veprën më të mirë debutuese, është Gavin Bradli nga Irlanda e Veriut. Çmimi “Vëllezërit Milladinovci” iu dorëzua Dimitar Bashevskit, transmeton Portalb.mk.

Mbrëmja u përmbyll me leximin ndërkombëtar “Urat”.

“Interpretuan autorë të shumtë të huaj dhe vendas. Leximi u ndërpre për shkak të shiut, por për pak kohë poetët u rikthyen në skenë”, njoftuan Mbrëmjet strugane të poezisë.

“Mbrëmjet Strugane të poezisë” (MSP), këtë vit u zhvilluan nga data 24 deri më 28 gusht nën moton “Gjuha sensuale”. Interpretuan më shumë se 25 poetë të huaj dhe 40 poetë vendas të brezave të ndryshëm.

Në kuadër të programit në kishën katedrale “Shën Sofja” në Ohër, është mbajtur portreti poetik i laureatit të çmimit “Kurora e Artë”, Vllada Urosheviq.

Vllada Urosheviq. Foto nga Mbrëmjet strugane të poezisë
Vllada Urosheviq. Foto nga Mbrëmjet strugane të poezisë

Në të njëjtin lokacion u mbajt manifestimi solemn me rastin e jubileut – 100 vjet nga lindja e poetit Aco Shopov, festa e të cilit u shënua edhe me ekspozitë me fotografi lidhur me pjesëmarrjen e tij në “Mbrëmjet strugane të poezisë” dhe kontributin e tij në themelimin dhe zhvillimin e festivalit”, njoftoi MSP.

Nesër është dita e fundit e festivalit. Do të shënohet me lexim poetik “Poezia në rrugë”, në Shtëpinë e Kulturës “Naum Naumovski Borçe” në Krushevë. Festivali zyrtarisht do të përfundojë me një miting ndërkombëtar të poezisë para Muzeut të Artit Bashkëkohor në Shkup.