Vizita e presidentes Vjosa Osmani, nesër në Tetovë këto rrugë do të jenë të bllokuara
Gjatë kësaj periudhe parkimi i automjeteve do të jetë i ndaluar në:
- Bulevardin “Iliria”, nga kryqëzimi me Rrugën “Vidoja Smilevski-Bato” deri në kryqëzimin me Rrugën “Bllagoja Toska”.
- Rrugën “Dervish Cara (JNA)”, nga kryqëzimi me Rrugën “Dimo Gavrovski” deri në Bulevardin “Ilinden”.
- Bulevardin “Ilinden”, në kryqëzimin me Bulevardin “Iliria” deri në udhëkryqin me Rrugën “Dervish Cara (JNA)”.
“Komuna e Tetovës dhe SPB-Tetovë apelojnë tek qytetarët që të mos lëvizin me automjetet e tyre në zonën qendrore të qytetit në ditën e enjte, më 27 prill 2023, pa nevojë të domosdoshme dhe imediate, dhe të kenë mirëkuptim dhe durim për ndryshimin e regjimit të komunikacionit. Qytetarët duhet të respektojnë dhe të veprojnë në përputhje me rrethanat, urdhërat dhe udhëzimet e zyrtarëve policorë për të kontribuar në realizimin e vizitës zyrtare të delegacionit kosovar në mënyrë të sigurt”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sot ndodhet në Shkup ku realizoi takim me homologun e saj nga Maqedonia e veritu Stevo Pendarovski.
Në kuadër të vizitës zyrtare, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, me kryetarin e Qeverisë, Dimitar Kovaçevski dhe do të mbajë fjalim në një seancë ceremoniale në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
LEXO: Filloi vizita zyrtare e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në RMV: Në fokus marrëdhëniet dypalëshe