Vendosja e Angjushevit në “listën e zezë” nuk bazohet në dyshime, por në dëshmi, sqaroi amabasadorja Ageler

 Ambasadorja amerikane Anxhela Ageleri sot ka theksuar se për vendosjen e ish-zëvendëskryeministrit Koço Angjushevit në “listën e zezë” të SHBA-ve për shkak të korrupsionit, nuk bëhet fjalë për dyshim, por për dëshmi të forta se ai ka qenë i përfshirë në aktivitete korruptive edhe  atë në disa raste, raportoi Dojçe Vele, raporton MIA.

“Këto nuk janë dyshime. Ne e dimë saktë se çfarë ka bërë Angjushevi”, thotë Ageleri.

Në konferencën e sotme për shtyp, Ageleri, lidhur me paralajmërimin e Angjushevit se do ta ankimojë vendimin, tha se këtë e ka bërë tashmë përmes avokatit të tij në SHBA, por kjo nuk do të ndryshojë asgjë.

Ambasadori amerikan e vlerësoi si pozitiv hapin e Qeverisë që të propozojë ligj me të cilin automatikisht do të hapet hetim në vend për çdo person që është në “listën e zezë” të SHBA-së, që deri më tani ishte praktikuar për listat e BE-së dhe KB-së.

Ageleri përmendi se në Maqedoninë e Veriut ka një epidemi e korrupsionit, është i pranishëm në të gjitha poret e shoqërisë dhe ndjehsëm është rritur në dhjetë vitet e fundit. Përkujtoi se në 32 vitet e fundit sa dy vendet kanë marrëdhënie të ndërsjella, SHBA-ja ka ndarë gati 500 milionë dollarë për sundimin e së drejtës dhe qeverisjen e mirë në Maqedoninë e Veriut, ndërsa  siç tha, “po shohim një epidemi korrupsioni. në vend”.

“Ka epidemi të korrupsionit në këtë shtet. Është në çdo sektor, në çdo organizatë dhe vetëm me emërimin e aktorëve të korruptuar ne mund të fillojmë t’i ndihmojmë këtij vend të përballet me të”, tha Ageleri.

Ambasadorja amerikane shtoi se “lista e zezë” e SHBA-së, në të cilën,  vetëm në 8 muajt e fundit, janë gjetur emra më të njohur të politikanëve dhe biznesmenëve, është një përpjekje  që tÇu ndihmohet autoriteteve të Maqedonisë së Veriut që të fillojnë të përballen me problemet.

Ajo që e habit më shumë ambasadoren amerikane, siç thotë, është fakti se pas çdo publikimi të emrit të ri të të ashtuquajturit “Lista e zezë”, “askush në Maqedoninë e Veriut nuk është i befasuar, as mes qytetarëve dhe as nga përfaqësuesve zyrtarë”.

Ajo tha edhe se në qershor të këtij viti, kur SHBA-ja e vendosi kryetarin e Komunës së Strugës Ramiz Merko në listën e zezë, deri më tani,  asnjë organ apo institucion gjyqësor i Maqedonisë së Veriut nuk iu është drejtuar kolegëve të tyre në SHBA që të kërkojnë ndarje t dëshmive, me qëllim që të hapet procedurë  edhe në vend për personat që janë në listë, raporton Dojçe Vele.

Më 5 dhjetor, Departamenti i Shtetit e shpalli Angjushevin të papërshtatshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tij në nivele dukshëm të larta të korrupsionit.

“Gjatë kohës që shërbente si zëvendëskryeministër, Angjushev keqpërdori pozitën e tij zyrtare në favor të interesave të tij private të biznesit, duke minuar besimin e publikut të Maqedonisë së Veriut në institucionet e tyre qeveritare dhe proceset publike”, thuhet në një deklaratë të Departamentit të Shtetit.

Në listë u shtuan gruaja dhe dy fëmijët e tij.

Në deklaratë thuhet se ky veprim tregon se “SHBA-të qëndrojnë në krah të atyre në Maqedoninë e Veriut që kërkojnë llogari nga zyrtarët e korruptuar publikë”, ndërsa Angjushev paralajmëroi se do ta apelojë vendimin.

Ndërkohë, kujtojmë se në raportin e fundit të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut, si dhe në raportet e mëparshme, janë shprehur mendime pozitive për punën e komisionit, ndonëse në vitet e fundit, rastet e hapura nga KSHPK-ja shpeshherë janë bërë objekt i “përplasjeve” me gjyqësorin dhe institucionet shtetërore. Komisioni ka reaguar ndaj presioneve në punë dhe prokuroria në një moment ka ngrirë bashkëpunimin me institucionin.