Tesla pezulloi nga qarkullimi 2 milionë makina për shkak të problemeve me autopilotin

Tesla do të pezullojë më shumë se 2 milionë makina elektrike nga tregu pasi autoritetet Amerikane gjetën problem me sistemin e asistimit të drejtimit, Autopilot, duke thënë se është pjesërisht defektiv, raporton PCW. Lajmi pas dy vite hetimi të një aksidenti që ndodhi gjatë përdorimit të Autopilot. Tërheqja aplikohet mbi çdo makinë Tesla shitur që kur Autopilot u lançua në 2015-ën.

Tesla tha se do të dërgojë një përditësim softueri për të adresuar problemin. Përditësimi i cili dërgohet në mënyrë automatike, nuk kërkon që pronarët e makinave të dërgojnë mjetet e tyre në një servis.

Autopilot është ndërtuar për të ndihmuar drejtuesit e makinave me timonin, përshpejtimin dhe frenimin por kërkohet gjithnjë ndërhyrja e drejtuesit të makinës.

Autoritetet Amerikane thanë se Autopiloti dhe sistemet e saj monitoruese nuk kontrollonin nëse drejtuesi ka duart në timon apo ka vëmendjen e duhur për drejtimin e makinës.

Gjatë dy viteve hetim, Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada të SHBA vlerësoi 956 aksidente që kishin ndodhur me këtë makinë dhe ku Autopilot ka qenë në përdorim.

Rezultatet e hetimit bënë që Tesla të pezullonte qarkullimin e makinave.