Universiteti “Nënë Tereza” ka dorëzuar vërejtjet në lidhje me propozim-ligjet rreth arsimit të lartë në Maqedoninë e Veriut
Komisioni i Universitetit “Nënë Tereza” ka miratuar dhe ka dërguar vërejtjet e propozim ligjeve të arsimit të lartë, propozime të hartuara nga Ministria për Arsimin dhe Shkencë. UNT-ja ka përpiluar 55 vërejtje të propozim-ligjeve, transmeton Portalb.mk.
“Pas përgatitjes së tyre, këto vërejtje i janë nënshtruar shqyrtimit të detajuar institucional dhe janë miratuar nga organet më të larta të Universitetit, përkatësisht Rektorati dhe Senati, duke garantuar një qasje të unifikuar dhe të harmonizuar institucionale në këtë proces me rëndësi të veçantë për sistemin e arsimit të lartë në vend”, raportoi UNT-ja.
Kryetari i këtij Komisioni, Aleksandar Petkovski, sqaroi se këto vërejtje dhe propozime janë dorëzuar në formë të shtypur në arkivin e Ministrisë. Petkovski theksoi se ka ndryshime në lidhje me avancimin e profesorëve në tituj universitar, përkundër asaj se ministrja i kishte premtuar se nuk do të ketë ndryshime.
Propozim-ligjet përfshijnë tre ligje të arsimit të lartë dhe veprimtarisë shkencore.