Ministrja Janevska tregoi sa duhet të rritet shujta studentore

Shujta studentore në Maqedoninë e Veriut duhet të rritet edhe sipas Ministres për Arsim dhe Shkencë, Vesna Janevska. Ajo vlerësoi se shujta duhet të rritet me 11 përqind, transmeton Portalb.mk.

Vesna Janevska bazuar në rritjen e inflacionit, llogariti që vlera e shujtës studentore duht të jetë 156 denarë, apo 16 denarë më shumë se shuma aktuale.

“Do të veprojmë siç vendos Gjykata”, tha Janevska, në momentin kur në Gjykatën Administrative janë ngritur tre padi në lidhje me këtë çështje.

Shuma për ushqimin e nxënësve tani u paguhet nxënësve në baza javore, të cilët marrin rreth 700 denarë. Megjithatë, Qeveria po përgatit një mënyrë të re të përdorimit të vaktit, në vend të kartave të debitit, përmes aplikacionit të ri shtetëror “M-services”. Janevska foli dje për mënyrën e re të përdorimit të vaktit me Adam Stojanovskin, presidentin e ri të Asamblesë Studentore Universitare në UKM.

Përfaqësuesit e studentëve kanë kërkuar kohë për t’u konsultuar me asambletë e fakulteteve. Ministrja ka paralajmëruar edhe një takim me përfaqësues të universiteteve të tjera, nga të cilët ka kërkuar të shprehin mendimin e saj me shkrim mbi propozimin.