Ulje – ngritjet e kulturës për sezonin 2022/23 në Maqedoninë e Veriut

Sezoni 2022/23 për kulturën në vend konkretisht për teatrot, filharmoninë dhe ansamblet profesionale për këngë dhe valle popullore pati baticat dhe zbaticat e saj, transmeton Portalb.mk.

Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë se pavarësisht se ka pasur rritje të numrit të vizitorëve nëpër disa teatro, numri i shfaqjeve në krahasim me sezonin paraprak është zvogëluar, transmeton Portalb.mk.

Gjatë periudhës 2022/2023, numri i përgjithshëm i shfaqjeve nëpër teatrot profesionale është zvogëluar për 1 %, ndërsa numri i vizitorëve është rritur për 27% krahasuar me periudhën 2021/2022. Numri mesatar i vizitorëve për një shfaqje është 195.

Gjatë periudhës 2022/2023, numri i shfaqjeve nëpër teatrot profesionale për fëmijë dhe të rritur është rritur për 38 %, gjithashtu edhe numri i vizitorëve është rritur për 105 % krahasuar me periudhën 2021/2022.

Numri i shfaqjeve nëpër teatrot amatere është zvogëluar për 18.7 %, gjithashtu edhe numri i përgjithshëm i vizitorëve është zvogëluar për 35.3 % krahasuar me periudhën 2021/2022.

Gjatë periudhës 2022/2023, numri i vizitorëve të Filharmonisë është zvogëluar krahasuar me periudhën 2021/2022.

Tek ansamblet profesionale për këngë dhe valle popullore, gjatë periudhës 2022/2023, krahasuar me periudhën e viteve 2021/2022, është vërejtur ulje të numrit të performancave vetanake (koncerte) si dhe numri i vizitorëve.

Informata më të detajuara gjenden KËTU.

Ndryshe, Portalb.mk sot publikoi një analizë për disa teatro në vend për vitin 2023.

LEXO: Si ishte viti 2023 për teatrot vendore deri në mbyllje të repertorëve