Si ishte viti 2023 për teatrot vendore deri në mbyllje të repertorëve

Teatri në Maqedoni e mori shpejt veten pas pandemisë duke sjell repertorë me shfaqje të larmishme. Po ashtu janë mbajtur dhe festivale si dhe teatrot vendore kanë konkurruar në festivale rajonale. Kulmimi ka qenë në nëntor me Festivalin Mbarëkombëtar ‘’ Moisiu’’, por të shohim se si ishte ky vit për teatrot. Akoma nuk dimë se ç’do sjellë viti që vjen në këtë fushë, raporton Portalb.mk.

Teatri Shqiptar
Teatri Shqiptar

Teatri i shkupit

Teatri i Shkupit sivjet ka realizuar tri premiera, edhe atë ; ‘’Vdekja dhe Virgjëresha’’nga regjisorja Afërdita Nuhiju, ‘’Adn’’ nga Fatos Berisha si dhe ‘’Mishi i egër’’ nga Martin Koçovski, në përgatitje e sipër është dhe premiera e radhës ‘’Xhaxha Vanja’’ nga regjisori Vlladimir Millçin që siç duket do të bartet në vitin e ri . Në agjendën e tyre ka pasur dhe festivale të shumta, kanë sjellë dhe shumë çmime të reja në gara të ndryshme teatrore si dhe kanë qenë pjesë organizaive e Festivalit ‘’Moisiu’’ që sivjet u mbajt në Tiranë, ndërsa vitin që vjen rotacioni ndalet në Prishtinë. Disa prej aktorëve kanë qenë dhe pjesë e shfaqjes si bashkëprodhim nga ky festival. Teatri i Shkupit ishte po ashtu dhe nikoqiri i Festivalit ‘’Skupi Festival’’.

Teatri i Tetovës
Teatri i Tetovës

 

 

Teatri i Tetovës

Teatri i Tetovës dje dha premierën e fundit për sivjet, ndërsa sonte ka reprizën e shfaqjes ‘ Sakati’ me regji të Fitim Selimit ndërsa në muajin prill kishte premierën e shfaqjes “Zoti i masakrës” (shfaqje në gjuhën maqedonase) dhe në qershor premierën “Ëndrra evropiane “(Peer Gynti nga Ballkani) nga Blerta Neziraj. Kanë qenë pjesë e shumë festivaleve si dhe kanë marrë çmime në disa prej festivaleve. Po ashtu Tetova pas një pauze riktheu Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove dhe u pa se i kishte munguar publikut.

 

 Teatri i Gostivarit

Teatri i Gostivarit dha disa premiera për këtë vit , edhe atë: ‘Karantina’ nga Gent Çajani, “Çifti i hapur” e punuar dy herë nga regjisori Sulejman Rushiti i cili me variantin e bashkëpunimit me Teatrin e Durrësit pati një sukses në Durrës, Tiranë, Shkup, Gostivar dhe shfaqja vazhdon rrugëtimin dhe një premiere në gjuhën turke “Açik Ayle”. Po ashtu dhe shfaqjet “Mos i luaj anglezët” nga Elmir Sejfullai dhe Çorba od kanarinec (maqedonisht). Mori pjesë në festivalet e teatrit në qytete të ndryshme dhe morën dhe shpërblime. Po ashtu Gostivari mbajti dhe Festivalin e Teatrit ‘’ Othello’’ .

 

Teatri
Teatri

Teatri i Kumanovës

Teatri i Kumanovës premierën e fundit e pati nga regjisori Gent Çajani ‘’Exodus’’. Ky teatër ka funksionuar në hapësira të kufizuara për shkak të renovimit. Premierë tjetër ishte ajo me tekst nga Jeton Neziraj, nën regjin e Erson Zymberit “Fluturimi mbi teatrin shqiptar”. Kanë marrë pjesë në disa festivale dhe kanë fituar dhe disa çmime.

Kërçova mbajti Festivalin Teatror ‘’Uskana Fest’’ me sukses nga një grup artdashës.

Po ashtu u mbajt dhe festivali më i vjetër i teatrit ‘’Festivali Teatror i Dibrës’’.

Vazhdon hashtagu #ejanëteatër !

Teatri Shqiptar për Fëmijë dhe të Rinj
Teatri Shqiptar për Fëmijë dhe të Rinj

Teatri Shqiptar për Fëmijë dhe të Rrinj – ka dhënë tri premiera, edhe atë “Me trotinet nëpër tërë botën” Autor dhe Regjisor: Millosh B. Andonovski, ”Krokodili” nga Agon Miftari si edhe “Pinoku dhe Kësulëkuqja në kërkim të llambës magjike të Aladinit”. Regjia: Ibër Deari. Ka mbushur sallën përplot publik si dhe kanë marrë pjesë ne festivale të ndryshme. Madje sivjet kanë fituar dhe çmime.

Portalb.mk ngelet në ndjekje të agjendave teatrore të vendit dhe sapo të ketë informacion mbi repertorët menjëherë do të informoheni. Konsiderojmë se ky vit ka arritur që ta josh publikun me shfaqjet që janë ofruar, ndërsa nuk përmendëm faktin se shumica e teatrove në repertorë kanë vënë shfaqje të punuara më herët.