Ulje e çmimeve te prodhimet industriale në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar ulje e çmimeve te produktet industriale në krahasim me muajin dhe vitin e kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë muajit tetor 2023, Indeksi i çmimeve të shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale totali, janë më të ulëta për 1.0 % në nivel mujor dhe për 3.8 %, në nivel vjetor”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti theksoi që ulje më e madhe është regjistruar te sektori i minierave për 12.9 % dhe furnizimi me energji për 10.3 %. Në repartin e prodhimit të metaleve kemi ulje për 16.3 %, ndërsa rritje për 16.7 % te prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkurës.