UEFA me njoftim rreth ndeshjeve të Izraelit

Pas një vlerësimi të plotë të situatës aktuale të sigurisë në të gjithë territorin e Izraelit, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur që asnjë ndeshje e kompeticionit të UEFA-s nuk do të luhet në Izrael deri në një njoftim tjetër, raporton ABC.

Federatës së Futbollit të Izraelit dhe klubeve të saj Maccabi Haifa dhe Maccabi Tel Aviv i është kërkuar të propozojnë vende/stadiume alternative jashtë territorit të Izraelit që ndeshjet e tyre në shtëpi të përdoren për aq kohë sa ky vendim mbetet në fuqi.

Izraeli gjendet në një grup me Kosovën në garat për kualifikim në Euro 2024. Ndeshja e radhës për Izraelin është më 15 nëntor, si vendas kundër Zvicrës, ndërsa ndeshja kundër Kosovës më 15 tetor ishte anuluar.