Elon Musk konsideroi bllokimin e X për përdoruesit Evropianë

Elon Musk, pronari i platformës së medias sociale X, po konsideron heqjen e shërbimit i quajtur më parë Twitter nga Europa në përgjigje të rregullimit të platformave në rajon, raporton PCW. Miliarderi ka diskutuar së brendshmi anulimin e disponueshmërisë së aplikacionit në rajon, ose bllokimin e qasjes së përdoruesve Europianë raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

Në muajin Gusht Bashkimi Europian adoptoi rregulloren e re quajtur Akti i Shërbimeve Dixhitale (DSA) e cila vendosur rregulla të cilat parandalojnë përhapjen e informacioneve të dëmshme, dënbimin ose kufizimin e disa praktikave të përdoruesit, dhe ndarjen e të dhënave të brendshme të platformave me rregullatorë dhe hulumtues.

Lajmi vjen thuajse një javë pasi Bashkimi Europian hapi një hetim ndaj X për dezinformim. Hetimi është i pari nën rregullat e reja teknologjike Europiane dhe do të analizojë sesi ankesat nga autoritetet janë trajtuar nga X.

Që kur konflikti Izrael-Palestinë u ndez, platformat e medias sociale kanë parë një rritje të ndjeshme të keqinformimit përfshirë imazhe të manipuluara apo video të publikuara jashtë kontekstit.