U shuan shpresat për Strugën Trim&Lum

Ekipi nga Maqedonia e Veriut, Struga Trim&Lum ka humbur të gjitha mundësitë për të luajtur në garat evropiane për sezonin 2023/24, pas dy ndeshjeve jo të mira të luajtura me ekipin Breidablik, transmeton Portalb.mk.

Me një gol nga minuta e tretë e pjesës së dytë, ekipi vendas i ka zbeh shpresat për ekipin strugan që të nxjerr një rezultat pozitiv. Ky ishte goli i vetëm i kësaj ndeshje.

Rezultati 1-0 në këtë ndeshje, dhe fitorja e Breidablikit 0-1 në Maqedoninë e Veriut, i mundësuan këtij ekipi kualifikimin në UEFA Conference League, ndërsa Struga Trim&Lum u eliminua.

Ndryshe, Struga Trim&Lum do të provon të mbron titullin kampion në Ligën e Parë, titull që e ka fituar për herë të parë në sezonin e kaluar, 2022/23. Ata në sezonin e kaluar ishin edhe finalist të Kupës së Maqedonisë, ku humbën përmes penaltive nga Makedonija Gj.P.