Kush kundër kujt do të luan në Kupën e Maqedonisë, u hodh shorti

Federata e Futbollit të Maqedonisë përmes shortit ka përcaktuar çiftet kundërshtar enë kuadër të Kupës së Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

“Ekipet që vitin e kaluar luajtën në gjysmëfinale dhe finale si Makedonija Gjorçe Petrov, Struga Trim Lum, Shkëndija dhe Sileksi edicionin e sivjetshëm do ta nisin direkt nga 1/8 e finales.”, sqaroi Federata.

Bashkimi – Skopje

Arsimi – Tikveshi

Konjare – Shkupi

Besa – Vardari

Vëllazërimi – Pelisteri

Bellasica – Gostivar

Young Team – Pobeda

Novack – Bregallnica

Kozhuf – Brera

Karbinci – Voska Sport

Ohrid – Detonit

Teteksi – Rabotniçki

Këto janë ndeshjet e 1/16 së finales, ku ekipi që do të kualifikohet përcaktohet vetëm nga një ndeshje.

“Ndeshjet do të luhen me 20 shtator, nga ora 15:00. Kualifikuesi përcaktohet me një ndeshje, ndërsa në rast barazimi, takimi vendoset direkt përmes penalltive”, njoftoi Federata.

Struga Trim&Lum do të provon të mbron titullin kampion në Ligën e Parë, titull që e ka fituar për herë të parë në sezonin e kaluar, 2022/23. Ata në sezonin e kaluar ishin edhe finalist të Kupës së Maqedonisë, ku humbën përmes penaltive nga Makedonija Gj.P.