U shua zjarri nën Kalanë e Shkupit, pesë automobila u dogjën (FOTO+ VIDEO)

Është shuar zjarri që shpërtheu pasdite nën Kalanë e Shkupit, në poligonin e dikurshëm për dhënie të provimeve për patent shoferi. Në zjarr u përfshin pesë automobila, shkruan MIA, transmeton Portalb.mk.

Zjarrfikësit punojnë në pastrimin e terrenit, ndërsa janë prezente edhe ekipe policore për konstatimin e shkaqeve.

Në shuarjen e zjarrit morën pjesë katër automjete zjarrfikëse dhe 13 zjarrfikës, deklaroi Xvonko Tomevski, komandant në Brigadën e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit,

Pesë vetura u dogjën në zjarrin nën Kalanë e Shkupit/ Foto:Portalb.mk
Pesë vetura u dogjën në zjarrin nën Kalanë e Shkupit/ Foto:Portalb.mk

 

Tomevski tha se, intevrvenimi i zjarrfikësve ka parandaluar përhapjen më të madhe të zjarrit.

 

Pesë vetura u dogjën në zjarrin nën Kalanë e Shkupit/ Foto:Portalb.mk
Pesë vetura u dogjën në zjarrin nën Kalanë e Shkupit/ Foto:Portalb.mk

 

“Zjarri është lokalizuar dhe është ndaluar përhapja te veturat tjera. Është shkaktuar vetëm dëm material”, tha Tomevski.