U shpall mbreti i ri i Danimarkës, Frederik X (VIDEO)

Kryeministrja, Mette Frederiksen, e ka shpallur Frederikun si Mbretin e ri të Danimarkës në ballkonin e Pallatit Christiansborg, raporton KlanKosova. Ajo u kthye në tre drejtime, për të treguar se po shpall Mbret në të gjithë Danimarkën.

Pas shpalljes, Mbreti Frederik X ka nisur të flasë në ballkonin e Pallatit Christiansborg, para kësaj ai e ka përshëndetur me dorë turmën derisa ata të gjithë tundnin flamujt danezë dhe brohoritnin për të.

Ditë më parë Mbretëresha Margrethe II, monarkja më jetëgjatë e Danimarkës, kishte vendosur t’ia kalonte fronin djalit të saj të parë, Frederik, shkruan BBC.