Studentët në RMV kërkojnë shujtë prej 180 ose 250 denarësh
Studentët që e shfrytëzojnë shujtën studentore vlerësojnë se shuma aktuale prej 140 denarësh në ditë nuk është e mjaftueshme për të përballuar rritjen e çmimeve. Ata kërkojnë që subvencioni për shujtën ditore të rritet, ndërsa si shumë më e përshtatshme përmendin 180 deri në 250 denarë në ditë, transmeton Alsat-M.