U rikthye ChatGPT pasi ishte ndërprerë rreth 2 orë

Shërbimi shumë popullor ChatGPT i OpenAI ishte jofunksional për disa më shumë se 90 minuta për 100 milionë përdoruesit e saj aktivë, raporton PCW. OpenAI pranoi problemet dhe tha se janë prekur shërbimet API. Ndërkaq në këto momente që shkruajmë ChatGPT është rikthyer online.

Në vend të një platforme që funksionon normalisht, përdoruesit e ChatGPT u pritën nga një mesazh paralajmërues që thoshte “jemi në kapacitetin maksimal.”

OpenAI shkroi se kishte identifikuar problemin që po jepte mesazhet. Kjo ndërprerje zgjati rreth 2 orë.

Shërbimet e kompanisë patën problemet edhe mbrëmjen e kaluar për disa orë, ndërsa ndërprerja e shërbimit ishte e pjesshme.

Lançuar në Nëntor të vitit të kaluar, shërbimi është rritur me shpejtësi në 100 milionë përdorues në javë. Gjithashtu më shumë se 2 milionë zhvillues punojnë me API-të e kompanisë.