U publikuan pamje nga djegia e sinagogës në Shkup (VIDEO)

Ambasadorja izraelite në Maqedoninë e Veriut, Vivian Eisen, publikoi një video të përpjekjes për t’i vënë flakën sinagogës në Shkup, raporton Alsat.

Ajo ka shpërndarë në rrjetin e saj X një video ku shihen dy persona duke kaluar mbi gardh dhe duke iu afruar hyrjes së një ndërtese. Më pas, ata spërkasin një lëng të ndezshëm, hedhin një pishtar dhe i vënë zjarrin objektit.

“Një incident thellësisht shqetësues antisemit në Maqedoninë e Veriut, i pari që nga viti 1945, godet vetë vlerat e bashkëjetesës që komuniteti hebre i vlerëson. Unë mbështes komunitetin dhe u bëj thirrje autoriteteve të vendit të nxjerrin përgjegjësit para drejtësisë”, tha ambasadorja Eisen, e cila  postoi videon në rrjetin X.