U publikua lista e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e Maqedonisë së Veriut, Qamili u ftua për herë të parë

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll, këtë muaj do të zhvillon dy ndeshje kontrolluese, kundër Moldavisë dhe Malit të zi, transmeton Portalb.mk.

Ndehja e parë do të luhet më 22 mars kundër Moldavisë, ndërsa ndeshja e dytë më 25 mars kundër Malit të Zi. Ndeshjet do të luhen në stadiumin “Mardan”, Antali.

“28 futbollistë do të udhëtojnë drejt Turqisë. Besoj se nuk ka asnjë arsye për ndonjë ndryshim të madh. Mbetemi me besim te lojtarët që luajtën kualifikueset e fundit, duke thirrur për herë të parë Lirim Qamilin nga Hvidovre e Danimarkës. Bëhet fjalë për një futbollist ofensiv që ka një vazhdimësi ndeshje të mira në klubin e tij dhe duam ta shohim në ambientin përfaqësues”, deklaroi Bllagoja.

Lista e 28 lojtarëve të ftuar nga përzgjedhësi Bllagoja Milevski: Stole DIMITRIEVSKI, Damjan SHISHKOVSKI, Igor ALEKSOVSKI, Dejan ILIEV; Visar MUSLIU, Todor TODOROVSKI, Nikola SERAFIMOV, Jovan MANEV, Ezgjan ALIOSKI, Bojan DIMOVSKI, Ahmed ILJAZOVSKI, Stefan ASHKOVSKI, Gjoko  ZAJKOV, Darko VELKOVSKI; Enis BARDHI, Jani ATANASOV, Agon ELEZI, David BABUNSKI, Tihomir KOSTADINOV, Davor ZDRAVKOVSKI, Elif ELMAS; Bojan MIOVSKI, Milan RISTOVSKI, Darko ÇURLINOV,  Aleksandar TRAJKOVSKI, Dimitar MITROVSKI, Erdon DACI dhe Lirim QAMILI.