Padi për gjashtë persona nga Tetova për dhunë seksuale ndaj viktimës që nuk kishte as 15 vjet

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj gjashtë personave nga Maqedonia e Veriut për dhunë seksuale ndaj një të miture, transmeton Portalb.mk.

“SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal ndaj 18 vjeçarit D.K., 20 vjeçarit D.K., 18 vjeçarit N.B., 18 vjeçarit M.Z. dhe dy të miturve, të gjithë nga Tetova, për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “dhunim i një fëmije që akoma nuk ka mbushur 15 vjeç”, njoftuan nga Policia.

Raportohet që përdhunimi seksual ndaj të miturës ishte kryer në qershor të vitit të kaluar.

Ndryshe, numri i pedofilëve të regjistruar në Regjistrin e Pedofilëve të Maqedonisë së Veriut, të cilët me vendim të plotfuqishëm janë dënuar për vepra penale që kanë të bëjnë me abuzimin seksual të fëmijëve, në janar 2023 ishte 303. Disa prej tyre janë në liri, ndërsa të tjerë vuajnë dënimin. Megjithatë, ky regjistër vazhdimisht has në probleme të vazhdueshme, ndërsa numri i veprave penale nga kjo fushë është shqetësues.

Se sa i rëndësishëm është ky fenomen dhe cilat janë pasojat, kjo më së miri u kuptua pas bërjes publike të skandalit të “Dhomës Publike” ku shpërndaheshin materiale pornografike të vajzave, ku në mesin e tyre kishte edhe të mitura. Krijuesit e këtij kanali në “Telegram” u dënuan me katër vite burg.