Ulje e çmimeve te produktet bujqësore në Maqedoninë e Veriut, dallohen perimet dhe drithërat

Në Maqedoninë e Veriut në muajin shkurt është regjistruar ulje e çmimeve të produkteve bujqësore në krahasim me shkurtin e vitit të kaluar për 15.9 përqind, ndërsa investimet për 3.7 përqind, transmeton Portalb.mk.

Te çmimet e mjeteve të shpenzuara në bujqësi kemi ulje për 4.4 përqind, ndërsa te mjetet e dedikuara për investime në bujqësi kemi rritje për 6.3 përqind. Ulje më e madhe është regjistruar te plehu mineral (15.3 %).

Te çmimet e produkteve bujqësore, çmimet e produkteve bimore kanë shënuar ulje për 18.5 përqind, ndërsa ato shtazore kanë shënuar rritje 4.6 përqind. Te prodhimet bimore dallojmë uljen te drithërat dhe orizi (27.1 %) dhe perimet (23.7 %), ndërkohë rritje më të madhe pati te frutat dhe rrushi (11.6 %).