Në ndeshjen ndërmjet Shkëndijës dhe Bashkimit u shënuan pesë gola

Në kuadër të javës së VIII-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, sot u zhvilluan dy ndeshjet e para. Në të dy ndeshjet u shënuan gjithsej 5 gola, të gjitha në ndeshjen ndërmjet Shkëndijës dhe Bashkimit, transmeton Portalb.mk.

Shkëndija në Gostivar fitoi kundër ekipit të Bashkimit me rezultat 4:1. Me këtë Fitore, Shkëndija u forcua në pozitën e parë me 19 pikë nga tetë ndeshje.

Në ndeshjen tjetër që u zhvillua në Kratovë, Sileksi luajti baraz me Tikveshin, 0:0.

Të shtunën do të luhet në Shkup derbi lokal ndërmjet Vardarit dhe Shkëndijës së Haraçinës, ndërsa të hënën Struga e pret Arsimin, të mërkurën në Shtip do të luhet ndeshja ndërmjet Bregallnicës dhe Skopjes.

Ndryshe, pas shumë vitesh, ekipet shqiptare nuk arritën të marrin asnjë trofe brenda një sezoni futbolli, pasi kampion i Ligës së Parë në sezonin 2025/2026 u shpall Vardari, ndërsa Sileksi e fitoi Kupën e Maqedonisë së Veriut.

Në Ligën e Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut marrin pjesë këta ekipe: Shkëndija Tetovës, Struga, Bashkimi, Arsimi, Shkëndija Haraçinës, Tikveshi, Vardari, Skopje, Bregallnica dhe Sileksi.