Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka njoftuar se janë pranuar tri ankesa në lidhje me mbrojtjen e së drejtës personale të votimit gjatë zhvillimit të procesit zgjedhor në Bërvenicë, transmeton Portalb.mk.
“Lidhur me mbrojtjen e së drejtës personale të votimit, deri në orën 13:00 kanë arritur 6 kundërshtime, nga të cilat 3 kundërshtime janë miratuar, ndërsa 3 janë refuzuar si të pabazuara”, raportoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.
Sot në lidhje me zhvillimin e procesit zgjedhor janë regjistruar edhe parregullsi gjatë shfrytëzimit të aparatit fingerprint.
Në Komunën e Bërvenicës sot mbahet rrethi i parë i zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarin e ri të komunës, kjo pasi në qershor ndërroi jetë kryetari i komunës, Jovica Ilievski. 16.256 qytetarë kanë të drejtë vote në 24 vendvotime. Në rrethin e parë garojnë 6 kandidatë, 4 nga partitë politike dhe 2 të pavarur. Më poshtë i gjeni të gjitha zhvillimet e ditës.