Edhe nëse Kuvendi i RMV-së shpërbëhet tani, nuk mund të ketë zgjedhje, kjo është arsyeja

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve thotë se një ekip ekspertësh të pavarur të IT-së po analizon si harduerin ashtu edhe softuerin e pajisjeve fingerprint, dhe do të formohet një grup pune për hulumtimin e tregut. Bazuar në vlerësimet e ekspertëve, do të vendoset se në cilin drejtim do të shkojë prokurimi i ardhshëm publik – qoftë vetëm për softuer apo edhe për një rinovim të plotë të pajisjeve, raporton 360grad, përcjell Portalb.mk.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve po përgatitet për zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme në Brvenicë, të planifikuara për të dielën. Përmbajtja, pamja dhe mbrojtja e fletëvotimit janë përcaktuar, dhe trajnimi për bordet zgjedhore po përfundon gjithashtu. Por, ndërkohë, kontrata për pajisjet e gjurmëve të gishtërinjve ka skaduar.

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Bojan Mariçiq, thotë se është gjetur një zgjidhje e përkohshme për Brvenicën pavarësisht kontratës së skaduar me “Dermalog”.

Prokurimi ka të bëjë me funksionalitetin e sistemit dhe azhurnimin me të dhëna të reja vetëm të disa prej pajisjeve ekzistuese, për një shumë prej rreth dyqind mijë eurosh.

Ndryshe, qytetarët e Komunës së Bërvenicës më 18 tetor, të dielën do tu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të komunës.

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, në 10 fshatrat e Komunës së Bërvenicës ka 13,645 banorë, nga të cilët 7,377 janë shqiptarë, 5,715 maqedonas dhe 1 rom.