U mbajt maratona e Tiranës

Në Shqipëri është organizuar edicioni i shtatë i Maratonës së Tiranës, duke marrë pjesë mijëra vrapues nga vende të ndryshme, raporton Anadolu.

Garuesit në maratonë morën pjesë në disa kategori, 10 km, 21 km, si dhe maratona e plotë 42 km, ndërsa sipas Bashkisë së Tiranës, vrapuesit nga Kenia fituan 3 çmimet e para.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në nisje të maratonës u shpreh se të gjithë janë të mirëpritur në Tiranë, sepse sipas tij një qytet i madh ka vend për të gjithë.

“Këtë vit kemi numrin rekord të pjesëmarrësve, duke filluar nga kampionët tanë olimpikë, kampionen evropiane Luiza Gega, e cila garon në 21 km për të thyer rekordin e saj personal dhe kombëtar”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj, i cili mori pjesë në ndarjen e çmimeve të fituesve, u shpreh ndër të tjera se Tirana, me evente të këtyre përmasave me pjesëmarrjeve të dhjetëra kombësive, ndihet sot si çdo metropol tjetër evropian.

Maratona e Tiranës 2023 u organizua nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës dhe me mbështetjen e institucioneve dhe organizatave të ndryshme, ndërsa pjesë e saj ishin mbi 4.700 pjesëmarrës nga Shqipëria dhe 47 vende të ndryshme të botës.