U hoqën tezgat e paligjshme nga “Mavrovasja” deri në Bit Pazar, AUV konfiskoi rreth gjysmë ton ushqime
Rreth 500 kilogramë ushqime, kryesisht produkte bujqësore, janë konfiskuar nga tezgat e paligjshme në Bit Pazar gjatë mbikëqyrjes së jashtëzakonshme inspektuese që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) zhvilloi këtë mëngjes përgjatë bulevardit “Krste Petkov Misirkov” – nga qendra tregtare “Mavrovasja” deri në Bit Pazar, transmeton Portalb.mk.
“Janë hequr të gjitha tezgat e paligjshme, shumica e të cilave me fruta dhe perime. Janë konfiskuar rreth 500 kilogramë ushqime (kryesisht produkte bujqësore), ndërsa është hequr edhe e gjithë pajisja për shitje e vendosur në mënyrë të paligjshme në shtigjet e këmbësorëve dhe biçikletave”, njoftuan nga AUV.
Nga Agjencia shtojnë se ndaj shkelësve do të shqiptohen masat përkatëse kundërvajtëse.