Mbi 4 700 km rrugë në Ballkanin Perëndimor janë mbështetur nga Banka Evropiane e Investimeve

Banka Evropian e Investimeve në Ballkanin Perëndimor ka kontribuar në ndërtimin e mbi 4 700 km rrugë. Kështu theksohet në Raportin e Ndikimit Global të BEI-t për vitin 2025-2026, transmeton Portalb.mk.

“Përmes këtij financimi, janë përmirësuar dhe ndërtuar 37 projekte strategjike të infrastrukturës rrugore në rajon dhe janë mobilizuar 6,9 miliardë euro në investime totale”, thuhet në njoftimin e BEI-t.

Në raport theksohet se nga vitit 2004, Ballkani Perëndimor ka përfituar financiarisht 3.4 miliardë euro nga BEI.

“Mbështetja e BEI-t ka kontribuar në përmirësimin e më shumë se 4700 km rrugë kryesore dhe dytësore në Ballkanin Perëndimor. Nga ky total, rreth 1600 km janë pjesë e Rrjetit Transevropian të Transportit (TEN-T) – një prioritet i BE-së – i cili kalon përmes rajonit”, thuhet në Raport.

Në Raport theksohet edhe modernizimi i hekurudhave të Shqipërisë në Korridorin VIII dhe kredia pre j150 milionë euro për rrjetin rrugor në Serbi, ndihma ndaj Maqedonisë së Veriut, Bosnjës dhe Shqipërisë për zhvillimin e kornizave për rreziqet klimatike.