U hodh shorti për Ligën e Kombeve, të gjitha ndeshjet do të luhen brenda një muajit
Në Nion të Zvicrën u hodh shorti i UEFA-s në lidhje me ndeshjet e balotazhit në Ligën e Kombeve, ku Maqedonia e Veriut do të përballet me Qipron, Bjellorusinë dhe Izraelin, transmeton Portalb.mk.
Më 25 mars do të përballet Maqedonia e Veriut me Qipron, ndërsa ndeshja e kthimit në Shkup do të jetë më 28 mars. Ndeshja e parë do të luhet prej orës 18:00, ndërsa e dyta prej orës 15:00.
Më 25 mars në grupin B në balotazh do të luajë edhe Bjellorusia kundër Izraelit, Estonia kundër Rumanisë dhe Ishujt Faroe kundër Gjeorgjisë. Të njëjtat ndeshje do të luhen edhe më 28 mars.
Përfaqësuesja e Shqipërisë në UEFA Ligën e Kombeve ka arritur bindshëm të marrë vendin e parë në grup me 15 pikë nga gjashtë ndeshje, ndërsa Bjellorusia e mori vendin e dytë me 10 pikë.
Përfaqësuesja e Kosovës në UEFA Ligën e Kombeve nuk arriti të siguron kualifikimin dhe balotazhin, pasi u pozicionua në vendin e tretë në grup.