Vetëm një gol u shënua në ndeshjen mes Shkëndijës H dhe Bashkimit, nesër do të luhen dy ndeshje
Në javën XIV në Ligën e Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut sot u zhvillua vetëm një ndeshje, ku u shënua vetëm një gol. Bashkimi i Kumanovës arriti të fiton si mysafir te Shkëndija e Haraçinës, transmeton Portalb.mk.
Nesër pritet të zhvillohen dy ndeshje tjera, Arsimi do të jetë mysafir i Skopjes, ndërsa Vardari do të pret Tikveshin.
Të dielën do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Bregallnicës dhe Strugës, kurse Shkëndija dhe Sileksi të hënën do të përmbyllin këtë javë.
Ndryshe, në krye të tabelës gjendet Struga me 29 pikë, ndërsa Shkëndija është e dyta me 27 pikë, Shkëndija H është e pesta me 18 pikë, Bashkimi në vendin e tetë me 14 pikë, ndërsa Arsimi e nënta me 10 pikë.
Ndryshe, në fund të muajit tetor, shtatë ekipe kishin siguruar kualifikim në çerekfinalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut, mes tyre edhe Tikveshi e cila e kishte fituar Vardarin me rezultat 3:1, por pas disa ditëve me rezultat zyrtar u kualifikua Vardari. Më 25 nëntor do të luhet ndeshja e fundit e 1/8 së finales ndërmjet AP Brerës dhe Arsimit.
Pas shumë vitesh, ekipet shqiptare nuk arritën të marrin asnjë trofe brenda një sezoni futbolli, pasi kampion i Ligës së Parë në sezonin 2025/2026 u shpall Vardari, ndërsa Sileksi e fitoi Kupën e Maqedonisë së Veriut.