U gjet trupi i pajetë i varur në një dru në rrjedhën e lumit Vardar

Në rrjedhën e lumit Vardar, është gjetur një trup i pajetë i cili ishte varur në dru afër një stadiumi të vjetër të futbollit, transmeton Portalb.mk.

“Sot në ora 15:00, në SPB Tetovë është raportuar që në ujërat e lumit Vardar, në afërsi të “Brionit” dhe stadiumit të vjetër të futbollit, i varur në dru, u gjet trupi i pajetë”, raportoi Policia.

Raportohet që trupi i pajetë është i 52 vjeçarit I.R. nga Tenova e Tetovës. Policia paralajmëroi që do të kryhet obduksioni i trupit.

Ndryshe, më 6 gusht në Polici, vëllai i tij kishte raportuar që një ditë më parë ishte larguar nga shtëpia viktima.