U arrestuan tre shqiptarë pasi kishin shfrytëzuar pasaporta të falsifikuara

Policia e Maqedonisë së Veriut sot në mesditë kë arrestuar tre persona nën dyshimin për shfrytëzim të pasaportave të falsifikuara, transmeton Portalb.mk.

“Sot në ora 14:30 në vendkalimin kufitar në aeroportin “Shën Apostol Pavle” në Ohër, punonjësit e policisë kanë arrestuar 24 vjeçarin M.V., 31 vjeçarin B.I. dhe një fëmijë, të gjithë nga Republika e Shqipërisë”, sqaroi Policia.

Raportohet që gjatë kontrolleve kufitare, u konstatua që ata kishin pasaporta britanike të falsifikuara.