U arrestuan për krime lufte dy shtetas të Kosovës në Mal të Zi

Dy shtetas të Kosovës janë arrestuar në Mal të Zi nën dyshimin se kanë kryer krime lufte, raporton Koha.net. Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se autoritetet e Malit të Zi në bashkëpunim me ato të Kosovës më 1 tetor kanë arrestuar Z.V. shtetas i Kosovës i kërkuar për krime lufte. Më 4 tetor është arrestuar edhe I.B. i dyshuar për të njëjtën vepër. Të dy janë kapur në territorin e Malit të Zi.

Lidhur me rastet personat e arrestuar i janë nënshtruar procesit të ekstradimit nga shteti i Malit të Zi për në Republikën e Kosovës sipas procedurave të parapara ligjore.

“Policia e Kosovës përmes ILECU-t, vazhdon në avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar me institucionet e zbatimit të ligjit të shteteve të tjera, dhe me organizatat ndërkombëtare policore e të sigurisë, me qëllim të arrestimit të personave të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar, ekstradimit apo sjelljes së tyre para organeve të drejtësisë”, thuhet në njoftim.