#TROÇ me profesorin Salajdin Salihu: Mes zhurmës dhe dijes, kush po e formëson shoqërinë tonë?
Në një kohë kur të gjithë kanë një mendim, por jo domosdoshmërisht dije, ku qëndron dallimi mes zërit dhe autoritetit? Në këtë episodë të TROÇ, me gazetarin dhe publicistin Salajdin Salihu, diskutojmë krizën e vlerave, mediokritetin që shpesh merr duartrokitjet dhe intelektualët që mbeten në hije.
Flasim për raportin mes pushtetit dhe drejtësisë, për përgjegjësinë e intelektualëve dhe rolin e gazetarisë në një shoqëri të mbushur me zhurmë e dezinformim. Prekim edhe fatin e krijuesve që përballen me përndjekjen, vetminë dhe mungesën e vlerësimit.
Një bisedë për shoqërinë që kemi ndërtuar, figurat që zgjedhim të dëgjojmë dhe vlerat që rrezikojmë të humbasim.
Për më tepër ndiqeni episodin e plotë.