Prej sot, studentët e Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë për bursa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut, prej sot e deri më 20 nëntor do të pranojë aplikime për bursa studentore, duke paralajmëruar model të ri dhe 3 mijë bursa për studentët, transmeton Portalb.mk.

Këto 3 mijë bursa janë paraparë për vitin akademik 2026/2027-të, për studentët në bazë të fushës së studimit, suksesit dhe kategorive sociale, ashtu që 1 200 bursa llogariten si mbështetje sociale, duke i përfshirë edhe studentët me nevoja të veçanta.

Në kategorinë e studentëve që vijnë nga fushat me interes të rëndësishëm për shtetin, janë përfshirë 1 050 bursa. Aty përfshihet matematika, fizika, kimia, bujqësia, pylltaria, biologjia dhe miniera.

Në kategorinë e suksesit, 750 bursa janë paraparë për studentët që kanë mesatare së paku 8.50.

Ministria sqaroi që aplikimet duhet të bëhen prej 6 deri 20 nëntor, në platformën e-uslugi.mon.gov.mk, ndërsa vlera mujore e bursës është nga 6 500 denarë deri 18 mijë denarë.