Tentime për vjedhje në xhamitë e Tetovës

Policia e Maqedonisë së Veriut ka raportuar për tentime të ndryshme për vjedhje në objekte fetare të Tetovës. Policia tashmë ka arrestuar një të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Vjedhje ë rëndë në tentativë”, transmeton Portalb.mk.

Objekti fetar “Firdeus” ishte cak i vjedhjes, sikurse edhe “Xhamia e Madhe” dhe “Eski”.

“Pas masave operative të ndërmarra nga nëpunësit policorë nga SPB Tetovë, më 17.10.2026 në orën 12:30 në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë është privuar nga liria personi D.S. (35) nga fshati Jellovjan, për shkak të dyshimit të bazuar”, raportoi Policia.