Tentim vrasje në Kumanovë, Prokuroria nisi hetimet kundër një 84 vjeçari

Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë lëshoi ​​Urdhër për zhvillimin e një procedurë hetimore kundër një personi për tentativë për të kryer veprën penale – Vrasje sipas nenit 123 paragrafi 2 pika 4 në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

Më 4 dhjetor, në një hotel në Kumanovë, i dyshuari 84-vjeçar, nga motive të ulëta, me dashje tentoi të privonte nga jeta një grua.

Në mëngjes, ai shfrytëzoi një moment kur një mysafir në hotel hapi derën, hyri në ndërtesë dhe erdhi në dhomën ku ndodhej e dëmtuara dhe bashkëshorti i saj i palëvizshëm.

Kur e pa, u ngrit dhe eci drejt derës së dhomës për ta penguar të hynte, por në atë moment i dyshuari nxori një thikë dhe e goditi në kokë me të. Në momentin kur thika ra, e dëmtuara arriti të largohej dhe filloi të bërtiste me zë të lartë dhe të kërkonte ndihmë, kështu që djali i saj doli nga dhoma tjetër dhe e ndaloi të dyshuarin.

Me propozim të prokurorit publik, gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Kumanovë i caktoi të dyshuarit masën e paraburgimit.