Tentativë për plaçkitje në një market në Çair, dy të arrestuar, i treti në kërkim
Mëngjesin e sotëm, policia parandaloi një tentativë grabitjeje në një market në rrugën Xhon Kenedi në Çair, njoftoi Ministria e Brendshme, transmeton Portalb.mk.
Nga MPB thanë se rreth orës 5 të mëngjesit kanë marrë një njoftim se tre burra po hynin me forcë në market, pas së cilës policët nga Njësia e Policisë Ndërhyrëse dhe Stacioni i Policisë Bit-Pazar ndërmorën menjëherë veprime.
“Pasi panë oficerët e policisë, personat ikën, një oficer policie qëlloi me një plumb paralajmërues në ajër. Pas masave të marra, A.H. (23) dhe E.A. (19) u privuan nga liria dhe po merren masa për gjetjen e një personi. Pas sqarimit dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të paraqiten raporte përkatëse”, thuhet në njoftimin e MPB-së.