Teatri Shqiptar i Shkupit fitues i tre çmimeve në Festivalin Mbarëkombëtar “Moisiu”
Mbrëmë u mbyll Festivali Mbarëkombëtar për këtë vit. Tirana për tetë net me radhë pati rastin të shoh shfaqjet e fundit të punuara në teatrot shqiptare të të gjitha trevave. Çmimet u ndanë nga juria e angazhuar nga tri teatrot. Vendi pritës kishte një anëtar, ndërsa Kosova dhe Maqedonia nga dy. Vitin e ardhëm ky festival do të mbahet në Prishtinë, njofton Portalb.mk.

Teatri i Shkupit u prezantua me shfaqjen ‘’ Nyjat’’ të regjisorit Kushtrim Bekteshi , me autor Refet Abazin, pikërisht ky tekst u zgjodh dhe më i miri . Kësaj shfaqjeje iu nda edhe çmimi ‘’aktori më i mirë në rol kryesor ‘’ të cilin e fitoi Adem Karaga, ndërsa Fisnik Zeqirit iu nda çmimi ‘’aktori më i mirë në rol dytësor’’.
Drama “Nyjat” nga Refet Abazi projekton një fotografi komplekse dhe të trishtë të kohës që po jetojmë, duke trajtuar ‘nyjat’ në fatet e shumë personazheve, të cilët në vorbullën e kohës kanë humbur harmoninë shpirtërore dhe kontaktin me vetveten dhe të vërtetën. Në gjithë strukturën e dramës si lajtmotiv ndjehet lufta e pa kompromis në mes të mirës dhe të keqes, dritës dhe errësirës, luftë që manifestohet në dy rrafshe: në rrafshin individual të secilit personazh, edhe në një rrafsh pothuajse metafizik mes Zotit dhe djallit – apo më saktë mes Ustait dhe Predikuesit dhe gjithë asaj që këta dy personazhe përfaqësojnë. Trileri i shfaqjes KËTU.
Adem Karaga është shpërblyer për rolin e Ustait, ndërsa Fisnik Zeqiri për rolin e Predikuesit.
Nga data 20 deri më 27 nëntor ishin gjithsej tetë mbrëmje që sollën pesëmbëdhjetë trupa e shfaqje nga vende të ndryshme , në tre lokacione.
Juria vlerësuese ishte në përbërje nga : aktorja Yllka Mujo e caktuar nga teatri Kombëtar i Tiranës , Teatri Shqiptar i Shkupit ka angazhuar aktorin Dritëro Ame dhe gazetaren e publicisten Diana Toska, ndërsa Teatri Kombëtar i Kosovës, aktorët Armond Morina dhe Shengyl Ismailin. Në kuadër të këtij festivali janë ndarë dhe çmime të tjera të cilat janë siç vijon:

Fituesit e Festivalit të Teatrit Shqiptar, “MOISIU” Tiranë 2023
Çmimi i karrierës
Regjisori: Gëzim Kame
Aktorja e re më e mirë- Flaka Latifi – “1984”
Kostumografia më e mirë
Iliriana Loxha Basha “MASË PËR MASË” dhe “VOJCEKU”
Kompozitori më i mirë
Lino Cannavacciuolo – “VIZITA”
Aktori i dytë më i mirë
Fisnik Zeqiri – “NYJAT”
Aktorja e dytë më e mirë

Armela Demaj – “MBRETI LIR”
Skenografia më e mirë – Divni Gushta – “VIZITA’’
Aktorja më e mirë e festivalit
Edona Reshitaj- “GADJO”
Aktori më i mirë i festivalit
Adem Karaga – “NYJAT”
Çmimi i dramës shqipe – Refet Abazi – “NYJAT”
Regjia më e mirë – Igor Mindiski – “1984”
Shfaqja më e mirë – “VIZITA”- Teatri ‘’ Migjeni’’ – Shkodër