“Pranvera …” e Kushtrim Bekteshit rikthehet për nder të 28- 29 Nëntorit në kinemanë CINEPLEXX të Kosovës

Kinemaja e Prishtinës ‘’ Cineplexx’’ ka vendosur që nëntorin ta shënojnë duke rikthyer në repertor një nga filmat më të shikuar në vitin 2019. Filmi është bashkëprodhim mes tri shteteve, Kosovës Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, me aktorët më të njohur të trevave shqiptare, që ka përfshirë një kastë prej 65 aktorësh dhe diku 300 figurantë, njofton Portalb.mk

Fotograf i filmit: Osman Demiri
Fotograf i filmit: Osman Demiri

Filmi është bashkëprodhim në mes Manufaktura Production (Maqedonia e Veriut) me producent Sasho Pavlovski, Media&Film Production (Kosovë) me producent Mumin Jashari, Skupifestival (Maqedonia e Veriut) me producent Muzbajdin Qamili dhe Osman Ahmeti dhe Ska-Ndal Production (Shqipëri) me producent Genc Permeti. Filmi ka qenë i mbështetur financiarisht nga Agjencioni për Film i Maqedonisë, Qendra Kinematografike e Kosovës, Qendra Kombëtare e Kinematografisë së Shqipërisë, Radiotelevizioni i Kosovës, Radiotelevizioni i Maqedonisë 2 dhe Radiotelevizioni i Shqipërisë.

Fotograf i filmit: Osman Demiri
Fotograf i filmit: Osman Demiri

Në film është përfshirë një kastë e madhe aktorësh nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria dhe Bullgaria, ndër të cilët: Shkumbin Istrefi, Osman Ahmeti, Ndriçim Xhepa, Luan Jaha, Salaetin Bilall, Muzbajdin Qamili, Vjollca Bekteshi Hamiti, Adriana Matoshi, Diana Spasova, Hismet Ramadani, Musa Isufi, Ilire Vinca, Vebi Qerimi, Ervin Bejleri, Romir Zalla, Adrian Aziri, Bujar Ahmeti, Shengyl Ismaili, Donikë Ahmeti, Adem Karaga, Taulanta Jupi, Mona Mustafa, Sokol Hajrullai, Muzafer Etemi, Besmir Bitraku, Gentë Ratkoceri, Lili Çavdarova Suçeva, Amernis Nokshiqi Jovanovska, Emine Kadriu, Flora Kadriu, Blerim Dardhishta, Muhamed Arifi, Mendim Murtezi, Teuta Ajdini Jegeni, Drita Kaba Karaga, Elhame Bilalli, Hajrullah Ramizi, Zijadin Murtezi, Vaske Niço, etj…

Fotograf i filmit: Osman Demiri
Fotograf i filmit: Osman Demiri

Drejtori i fotografisë në këtë film është Almir Gjikolli, muzikën origjinale e ka kompozuar Trimor Dhomi, montazhin Radovan Petroviç, skenograf është Durim Neziri, kostumografe Zhaklina Krstevska dhe dizajner i zërit Darko Spasovski. Posterin e filmit e a realizuar dizajnere i njohur Tabi Aziri.

Fotograf i filmit: Osman Demiri
Fotograf i filmit: Osman Demiri

Premierën botërore ky film e ka pasur në vitin 2019 në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Moskë. Më pastaj filmi është shfaqur në disa festivale filmi në rajon dhe Evropë: në kuadër të programit zyrtar në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit “PRIFEST” në Prishtinë, në Nancy International Film Festival në Francë, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit “TIFF” në Tiranë, etj.

Filmi është fitues i çmimit të publikut (“Audience Award”) në “PRIFEST 2019” në Prishtinë dhe çmimit “Special Mention” në “TIFF 2019” në Tiranë.

Trilerin e filmit ” Pranverë e paharruar në fshatin e harruar” mund ta shikoni KËTU.

Afishe e filmit
Afishe e filmit

Sinopsisi 

Jetën e zakonshme dhe të qetë të një fshati ‘të harruar’ e çrregullon ardhja e tri prostituteve në kafenenë e fshatit. Burrat, edhe përkundër përpjekjeve të grave të tyre për t’i ndaluar, tërë kohën e kalojnë në kafene duke shpenzuar gjithë paratë në alkool dhe seks. Në shkollë fillon të mbizotërojë një gjendje kaotike. Hoxha i fshatit e humb autoritetin dhe xhamia mbetet pa besimtarë. Vetëm dy të rinjë përfitojnë nga kjo rrethanë duke arritur t’a realizojnë lidhjen e dashurisë të ndaluar nga prindërit. Në fund gratë e fshatit çohen në kryengritje dhe si pasojë kafeneja digjet, ndërsa jeta në fshat duket se do të kthehet përsëri në normalitet.