Teatri i Tetovës i fitoi çmimet kryesore në Festivalin Teatror të Dibrës

Festivali i Dibrës të shtunën mbylli edhe edicionin XXII me radhë me ç ‘rast edhe u ndanë çmimet për teatrot e për aktorët. Teatri i Tetovës dominoi me çmime, duke marrë ato më të rëndësishmet, ndërsa dy çmimet tjera shkuan për Teatrin Shqiptar të Shkupit, njofton Portalb.mk.

Teatri i Tetovës - Armiku i popullit
Teatri i Tetovës – Armiku i popullit

Juria e përbërë nga emrat e njohur, aktori nga Kosova Bislim Muçaj, aktorja nga Shkupi Vjollca Bekteshi Hamiti  dhe aktorja nga Tirana  Suela Konjari kishin barrën më të rëndë gjatë gjithë kohës sa zgjati Festivali Teatror i Dibrës, pasi në fund duhej zgjedhur shfaqja, regjia, aktori/ja më e mirë, bashkë dhe me rolet jo protagoniste.

Me këtë rast, katër çmimet kryesore i rrëmbeu Teatri i Tetovës, edhe atë:

Aktorja më e mirë jo protagoniste: Sheqerije Ilazi

Aktori më i mirë: Arsim Fazlija

Regjia më e mirë: Arben Kumbaro dhe

Shfaqja më e mirë: “Armiku i popullit”

 

Dy çmime po ashtu me rëndësi shkuan për dy aktorët nga Teatri Shqiptar i Shkupit për rolet e tyre në shfaqjen e fundit të këtij teatri “Adn” me regjinë e Fatos Berishës:

Teatri Shqiptar i Shkupit
Teatri Shqiptar i Shkupit

Aktorja më e mirë: Sara Bajrami

Aktori më i mirë jo protagonist: Abedin Alimi

Ky festival ka filluar nga data 24 shtator e deri në fund të muajit, pra data 30 shtator. Për shtatë net me radhë dibranët kishin mundësi të shohin shfaqjet e punuara nga teatrot vendore dhe rajonale. Kjo ngjarje organizohet nga Ylber Nuredini me stafin e tij të punës, ndërsa mbështetet nga Ministria e Kulturës, Komuna e Dibrës dhe bizneset private të këtij qyteti që gjithnjë i rrinë prapa edhe kur mbështetja institucionale mungon.

Pjesëmarrës në festival ishin:

  • Teatri Shqiptar Kumanovë – Shfaqja “Fluturimi mbi teatrin shqiptar”

Autor: Jeton Neziraj

Regjia: Erson Zymberi

Aktorë: Shkëlqim Islami, Mirsad Abazi, Egzona Salihu, Musa Isufi, Faton Ibrahimi

Shfaqje per publik +16

  • Teatri i Tetovës me shfaqjen “ Armiku i popullit”

Autor: 𝑯𝒆𝒏𝒓𝒊𝒌 𝑰𝒃𝒔𝒆𝒏

Regjisor: 𝑨𝒓𝒃𝒆𝒏 𝑲𝒖𝒎𝒃𝒂𝒓𝒐

Interpretojnë:

𝑨𝒓𝒔𝒊𝒎 𝑭𝒂𝒛𝒍𝒊𝒋𝒂, 𝑩𝒍𝒆𝒓𝒊𝒎 𝑰𝒔𝒎𝒂𝒏𝒊, 𝑷𝒆𝒕𝒓𝒊𝒕 𝑵𝒆𝒛𝒊𝒓𝒊, 𝑬𝒍𝒎𝒆𝒅𝒊𝒏𝒂 𝑨𝒉𝒎𝒆𝒕𝒊, 𝑺𝒉𝒆𝒒𝒆𝒓𝒊𝒆 𝑰𝒍𝒂𝒛𝒊, 𝑴𝒖𝒛𝒂𝒇𝒆𝒓 𝑬𝒕𝒆𝒎𝒊, 𝑨𝒓𝒈𝒋𝒆𝒏𝒅 𝑯𝒂𝒔𝒂𝒏𝒊, 𝑩𝒆𝒓𝒂𝒕 𝑺𝒂𝒍𝒊𝒖, 𝑺𝒂𝒎𝒊 𝑴𝒖𝒔𝒕𝒂𝒇𝒂, 𝑨𝒍𝒊 𝑸𝒆𝒓𝒊𝒎𝒊, 𝑺𝒉𝒑𝒆̈𝒕𝒊𝒎 𝑩𝒆𝒂𝒅𝒊𝒏𝒊, 𝑯𝒂𝒔𝒊𝒎

𝑴𝒆𝒎𝒊𝒔𝒉𝒊 – 𝑺𝒐𝒑𝒊, 𝑬𝒓𝒎𝒂𝒍 Ç𝒂𝒏𝒈𝒂, 𝑩𝒆𝒌𝒊𝒎 𝑱𝒂𝒉𝒊𝒖, 𝑨𝒓𝒍𝒊𝒏𝒅 𝑺𝒆𝒍𝒊𝒎𝒊, 𝑱𝒆𝒕𝒎𝒊𝒓 𝑨𝒓𝒊𝒇𝒊, 𝑨𝒍𝒕𝒓𝒊𝒎 𝑴𝒂𝒎𝒖𝒕𝒊.

  • Shfaqja “Arbri” – Teatri Oda – Prishtinë

Teksti dhe regjia: Lirak Çelaj

Asistente e regjisë: Rozafa Çelaj

Aktorët: Shkumbin Istrefi, Qendresa Jashari, Labinot Raci, Daniela Markaj, Blend Sadiku.

  • Teatri Shqiptar i Shkupit – ADN

Autor: Dennis Kelly

Regjia: Fatos Berisha

Luajnë: Sara Bajrami, Visar Etemi, Abedin Alimi, Sabina Memishi, Fisnik Zeqiri, Mentor Kurti, Rrahim Ramadani, Gentiana Ramadani, Genci Mirzo, Arben Rasim, hetem Etemi.

  • Fakulteti i Arteve Dramatike Shkup – Shfaqja “Gishti” (shfaqje mysafire)

nga – Doruntina Basha

Shfaqje diplome nën udhëheqjen e prof. m-r Refet Abazi dhe prof. m-r. Hismet Ramadani.

Luajnë: Zoja – Yllka Nuredini, Shkurta – Melika Kastrati (s.m), Shitësi – Bejtulla Kerimi

  • Teatri i Gostivarit – Komedia “Mos i Luaj Anglezët”

Regjia: Elmir Sejfullai

Luajnë: Driton Lazami, Vullnet Ismani dhe Besnik Rushiti

  • Komedia – “Shitet një i vdekur” Teatri i skenës së pavarur – Tiranë

Nga Dario Fo; Variant nga A.J

Regjisor: Arbër Jakllari

Luajne: Anxhelo Dauti, Xhino Musollari, Serxhjo Danga, Klesta Shero, Andi Begolli