Sportistët kenianë Kiplagat dhe Mathebo fitues të edicionit të 19-të të Maratonës së Shkupit

Sportisti Viktor Kiplagat nga Kenia është fitues i edicionit të 19-të të Maratonës së Shkupit, raporton Anadolu.

Kiplagat vrapoi 42 km për 2:15:09 orë. I dyti ishte bashkatdhetari i tij Cheruiyot Laban me kohë 2:16:03, ndërsa atleti maqedonas Dario Ivanovski ishte i treti me rezultat 2:19:08.

Në garën e femrave fituese doli Ruth Mathebo nga Kenia me kohën 2:08:48.

Në garën gjysmë-maratonë prej 21 kilometrash më të shpejtë ishin atletja maqedonase Adriana Pop Arsova në kategorinë e femrave dhe Ben Felton nga Britania e Madhe në kategorinë e meshkujve.

Organizatorët më herët informuan se mbi 11 mijë garues nga 53 shtete do të marrin pjesë në edicionin e 19-të të maratonës.

Numri më i madh i pjesëmarrësve është shënuar para katër vitesh, kur morën pjesë rreth 12.500 persona.

Edicioni i sivjetmë i “Wizz Air – Maratona e Shkupit”, përveç sponsorit gjeneral Wizz Air, është mbështetur edhe nga Qyteti i Shkupit, Agjencia për Rini dhe Sport, Zyra e Bashkimit Evropian, Komiteti Olimpik i Maqedonisë dhe sponsorë të tjerë.