Të rinjtë nga Maqedonia e Veriut do të mund të aplikojnë për të marrë pjesë në programin japonez

Ambasada e Japonisë në Maqedoninë e Veriut ka bërë të ditur që deri në minutat e fundit më 11 shtator do të pranon aplikime edhe nga shtetasit e Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në “Programi MIRAI 2023”, transmeton Portalb.mk.

“Në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Japonisë, Ambasada e Japonisë në Maqedoninë e Veriut ka kënaqësinë të mirëpresë aplikimet e studentëve nga Maqedonia e Veriut për të marrë pjesë në programin online “Zbulimi i rajoneve dhe kulturave” (Grupi 7) që fillon këtë vit”, sqarojnë nga Ambasada japoneze.

Në njoftim theksohet që qytetarët e interesuar duhet të kenë 20 vjeç ose më shumë, ndërsa aplikimi mund të bëhet KËTU.

Programi synon të thellojë të kuptuarit e Japonisë nga pjesëmarrësit, të promovojë mirëkuptimin e ndërsjellë dhe në këtë mënyrë të vendosë themelet për miqësinë dhe bashkëpunimin e ardhshëm midis Japonisë dhe rajoneve të tjera”, raportoi Ambasada.

Paralajmërohet që aplikimi nuk do të mund të bëhet vetëm më 12 gusht në periudhën prej orës 16:00 deri 22:00.