Të mërkurën do të kuptohen finalistët e Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll

Ndeshjet kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë së Veriut do të zhvillohen më 6 maj duke filluar prej orës 16:00, transmeton Portalb.mk.

Në Kumanovë do të luhet ndeshja ndërmjet Shkëndijës së Haraçinës dhe Shkëndijës së Tetovës. Ndeshja e parë në Tetovë është kryer me rezultat 3:2 në të mirë të Shkëndijës së Tetovës.

Ndeshja tjetër gjysmëfinale do të luhet në Kratovë, ku Sileksi do të përballet me Ohrin. Këto dy ekipe në ndeshjen e parë kishin mbetur barazim, 1:1.

Kampion i Ligës së Parë në sezonin 2024/25 u shpall Shkëndija e Tetovës, ndërsa Vardari fitues i Kupës.

Në sezonin 2025/26 në Ligën e Parë luajnë Shkëndija, Struga, Shkupi, Bashkimi dhe Arsimi që u kualifikua nga Liga e Parë për herë të parë.