Në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndërmjet dy Shkëndijave u shënuan pesë gola

Kupa e Maqedonisë së Veriut në gjysmëfinale i ka përballur dy ekipet shqiptare, Shkëndijën e Tetovës dhe Shkëndijën e Haraçinës. Në ndeshjen e parë u shënuan pesë gola, ku vendasit në Tetovë fituan me rezultat 3:2, transmeton Portalb.mk.

Të parët në epërsi përmes penaltitë kaluan vendasit që nga minuta e 4-t, ndërsa vendasit në minutën e 30-të shënuan, ndërsa në minutën 43-të kaluan në epërsi. Vendasit në pjesën e dytë arritën të shënojnë dy gola për rezultatin përfundimtar, 3:2.

Ndeshja kthese ndërmjet këtyre dy ekipeve do të luhet më 6 maj. Në të njëjtën ditë do të kuptohet edhe ekipi kualifikues i gjysmëfinales tjetër Sileks – Ohër, pasi në ndeshjen e parë në Ohër luajtën barazim 1:1.

Finalja e Kupës së Maqedonisë së Veriut pritet të luhet më 20 maj.

Kampion i Ligës së Parë në sezonin 2024/25 u shpall Shkëndija e Tetovës, ndërsa Vardari fitues i Kupës.

Në sezonin 2025/26 në Ligën e Parë luajnë Shkëndija, Struga, Shkupi, Bashkimi dhe Arsimi që u kualifikua nga Liga e Parë për herë të parë.