Të hënën fillon shitja e biletave për ndeshjen Maqedoni – Angli, çmimi prej 400 deri 600 denarë

Maqedonia e Veriut më 20 nëntor do të luan ndeshjen e radhës kundër Anglis në stadiumin “Todor Poreski” në Shkup. Ndeshja do të fillon prej orës 20:45, transmeton Portalb.mk.

“Shitja e biletave për ndeshjen Maqedoni – Angli do të organizohet ekskluzivisht përmes rrjetit të shitjes së MKTickets me prezencë fizike të blerësve”, njoftoi Federata e Futbollit të Maqedonisë, duke theksuar që çmimi i biletave është 400 dhe 600 denarë.

Biletaria e Arenës “Todor Proeski” do të jetë e hapur në datat 18, 19 dhe 20 nëntor nga ora 10:00 deri në 18:00, ndërkohë Federata ka publikuar listën e vendeve ku mund të blehen biletat.

Ndryshe, përzgjedhësi i Maqedonisë së Veriut në futboll, Bllagoja Milevski, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për këtë ndeshje që do të luhet më 20 nëntor në Shkup dhe ndeshjen kundër Italisë që do të luhet më 17 nëntor në Romë.

Kjo është lista e lojtarëve të ftuar: Stole DIMITRIEVSKI, Damjan SHISHKOVSKI, Igor ALEKSOVSKI; Visar MUSLIU, Todor TODOROVSKI, Nikolla SERAFIMOV, Jovan MANEV, Ezgjan ALIOSKI, Bojan DIMOSKI, Ahmet ILJAZOVSKI, Stefan ASHKOVSKI; Enis BARDHI, Tihomir KOSTADINOV, Arijan ADEMI, Jani ATANASOV, Agon ELEZI, David BABUNSKI, Isnik ALIMI; Bojan MIOVSKI, Milan RISTOVSKI, Darko ÇURLINOV,  Elif ELMAS, Erdon DACI, Aleksandar TRAJKOVSKI dhe Dimitar MITROVSKI.