Përcaktohen kundërshtarët e mundshëm të skuadrave shqiptare në Play-off të garave evropiane

Pas shortit të hedhur nga UEFA, tre skuadrat shqiptare, Shkëndija nga Tetova dhe Drita nga Gjilani dhe FC Dinamo kanë mësuar kundërshtarët e mundshëm për në Play-off  të Conference League, shkruan Portalb.mk.

Nëse siguron kualifikimin, skuadra tetovare do të përballet me fituesin e çiftit IFK Göteborg (Suedi) ose KAA Gent (Belgjikë). Një sfidë e rëndësishme pret kuqezinjtë në rrugën drejt fazës së ligës së Conference League.

Nga ana tjetër, kampionët e Kosovës, Drita e Gjilanit, nëse kalon turin e tretë në Play-off do të përballet me fituesin e përballjes Flora Tallinn – Inter Escaldes.

Ndërsa ekipi nga Shqipëria, FC Dinamo City, në rast fitore do të takohet me ekipin fitues të ndeshjes mes Pafos nga Qipro dhe Salzburgut të Austrisë.

Ekipi nga Shqipëria, Egnatia Rrogozhinë, është duke i vazhduar garat në Ligën e Evropës dhe në rast fitore në ndeshjën me Shamrock Rovers nga Irlanda në Play-off të Ligës së Evropës do të ndeshet me ekipin e Lillestrøm-it nga Norvegjia.

Shkëndija fillimisht do të përballet me ekipin nga Skocia Hibernian, ndërsa Drita e Gjilanit me ekipin nga San Marinos, Tre Fiori dhe FC Dinamo me Audan e Letonisë.