Më shumë së gjysma e qytetarëve të Maqedonisë ë Veriut që përdorin internet kanë blerë gjëra përmes internetit gjatë vitit

Interneti në Maqedoninë e Veriut është i shtrirë në 88 përqind e amvisërive, ndërsa gjysma e qytetarëve që janë përdor të internetit tashmë kanë porositur përmes internetit gjëra vetëm këtë vit, transmeton Portalb.mk.

Në vendbanimet urbane 9.4 përqind e amvisërive nuk kanë qasje në internet, ndërsa në vendbanimet tjera 12.5 përqind e familjeve nuk kanë qasje.

“53.5% e njerëzve kanë porositur/blerë mallra ose shërbime nëpërmjet internetit ne 12 muajit e fundit”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, duke theksuar që 72.1 përqind e porosive janë për rroba, këpucë ose pajisje si çanta.

Enti raportoi që në tremujorin e parë të këtij viti, 85.3 përqind e popullatës prej 15 deri 74 vjeç e përdorin internetin, ndërsa 67.7 e qytetarët disa herë gjatë ditës e përdorin internetin. Qytetarët e moshës 15 deri 24 vjeç të gjithë e përdorin internetin, te grupmoshat 25 deri 54 vjeç 96.7 % janë përdorues, ndërsa 78 përqind e grupmoshave 55 – 74 vjeç janë përdorues të internetit.

Në vitin 2013 vetëm 65.1 përqind e familjeve kanë pasur qasje në internet.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut është mesatarisht e përgatitur në fushën e transformimit digjital dhe mediave. Është arritur një progres i kufizuar, i cili konsiston në një rritje të lehtë të numrit të shërbimeve elektronike për qytetarët dhe bizneset, thekson Komisioni Evropian në Raportin për vitin 2023 për progresin e vendit në rrugën drejt integrimeve evropiane.

Deri në fund të vitit duhet të votohet ligji për themelimin e Agjencisë Digjitale, e cila pritet të jetë institucion udhëheqës në procesin e digjitalizimit. Institucionet po i shqyrtojnë vërejtjet dhe sugjerimet e palëve dhe deri në fund të vitit ligji pritet të dërgohet në Kuvend me flamur evropian, thanë nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA) në takimin joformal me gazetarët.

Komisioni Evropian publikoi Raportin e progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Situata me luftën kundër korrupsionit në vend është vlerësuar pa asnjë përparim. Korrupsioni vazhdon të mbetet i përhapur në shumë fusha. Lidhur me ndryshimet e Kodit Penal thuhet se pengojnë aftësinë e autoriteteve për të hetuar dhe ndjekur penalisht vepra të tilla. “Kjo është një çështje shqetësuese serioze”, thuhet tekstualisht në raport.