“Shkëndija” i jep leksion “Vardar”-it, tetovarët triumfojnë 2:0 në Shkup
Futbollistët e Shkëndijës kthehen me të tri pikët nga udhëtimi në Shkup, ku e mposhtën Vardarin 2:0 në derbin e xhiros së dytë në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë, transmeton Ina-online.net.
Autor i dy golave për “kuqezinjtë” e Tetovës ishte senegalezi Fabrice Tamba në minutën e 52-të dhe të 76-të.
Për tetovarët kjo është një fitore e rëndësishme morale para ndeshjes kthyese kundër Hibernian nga xhiro e tretë kualifikuese e Ligës së Konferencës së UEFA-s, e cila do të luhet të enjten gjithashtu në Arenën Kombëtare “Todor Proeski”.