Takim ndërmjet ministrit të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, rruga Shkup – Bllacë pjesë e diskutimit

Në kuadër të Samitit për Investimeve në Transport që po mbahet në Selanik, ministri i Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës kanë realizuar takim bilateral. Në Samit po marrin pjesë edhe ministrat tjerë nga Ballkani Perëndimor, transmeton Portalb.mk.

“Në takim u bisedua për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar midis dy vendeve, si dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta rajonale të infrastrukturës me rëndësi strategjike”, raportoi Ministri për Transport në Maqedoninë e Veriut, Aleksandar Nikollovski, duke i vlerësuar raportet mes dy vendeve të shkëlqyera.

Ministri për transport i Kosovës, Dimal Basha, theksoi nevojën e Kosovës për realizimin e projekteve infrastrukturore në hekurudhë.

Ministri Nikollovski theksoi se një nga investimet e Maqedonisë së Veriut në infrastrukturë do të jetë edhe ndërtimi i autostradës Shkup – Bllacë, si një lidhje e veçantë mes Maqedonisë dhe Kosovës.

Në muajin qershor u vendos që faza e dytë e autostradës Shkup – Bllacë të ndërtohet nga kompania “Granit”, ndërsa të fillojnë në muajin qershor ose korrik të këtij viti.

Pjesa e dhjetë kilometrave të ardhshëm në autostradën Shkup – Bllacë pritej të fillojnë në pjesën e parë të vitit 2022, kështu kishte premtuar drejtori i atëhershëm i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi.

Pastaj nga qeveria e re VMRO-VLEN u paralajmërua se punimet për autostradën Shkup-Bllacë do të nisin në fund të dhjetorit të vitit 2025, megjithatë kjo nuk ndodhi. Punimet nuk kanë nisur, jo për shkak kushteve klimatike, por siç sqarojnë nga kabineti i zëvendësministres Kaltrina Zekolli – Shaqiri, arsyet e vonesës janë procedurat burokratike të institucionit financiar dhe periudhës së festave të fundvitit.

Ministria i Transportit, Aleksandar Nikollovski, më 13 qershor sqaroi që punimet në terren do të fillojnë posa të kryhen procedurat administrative, ndërsa u premtua se punimet do të përfundojnë për tre vjet e gjysmë, ndërsa u theksua që autostrada do të ketë pesë tunele, dy galeria dhe 12 ura.